Pas vendimit të Supremes për Dragashin, mblidhet KQZ-ja

Gjykata Supreme ka vendosur që votat e ardhura me postë nga jashtë për Komunën e Dragashit të mos njihen. Po ashtu ka vendosur që diaspora nga kjo komunë të votojë sërish dhe në bazë të atyre votave do të zgjidhet edhe kryetari i ri i komunës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për portalin rtv21.tv ka konfirmuar se gjatë ditës e kanë pranuar vendimin e Gjykatës Supreme dhe ka njoftuar se KQZ do të mblidhet sot në ora 16:00.
“Me qëllim të zbatimit të këtij vendimi, gjatë ditës së sotme (e enjte, 25 nëntor, ora 16:00) KQZ-ja do të mbajë mbledhje. Lidhur me mënyrën e zbatimit të këtij vendimi, do të njoftoheni në këtë mbledhje”, ka thënë Elezi.
Pa votat e diasporës, Shaban Shabani i PDK-së kishte 47 vota më shumë, mirëpo pas numërimit të votave të diasporës, përpara me vota doli Xheladini i LDK-së./21Media

Back to top button