Pas vendosjes së reciprocitetit, Labi-Kurtit: Pirolla të qoftë bablok

Pas vendosjes së reciprocitetit ndaj Serbisë, ka reaguar këngëtari Labinot Tahiri-Labi. Artisti ka lavdëruar këtë veprim të kryeministrit Albin Kurti.
Ai ka theksuar se ky veprim i Qeverisë nuk është fushatë dhe se veprimi i Kurtit duhet të duartrokitet, sepse është vendim për të mirën e Kosovës.
“Në tabela, nuk po shkruan; PDK, LDK, AAK, apo VV, por; po shkruan RKS! Qysh me i than fushatë kësaj pune?! Sot Albin Kurti, bëri diqka supër të mirë për Kosovën, duartrokiteni, se është vendim për Kosovën dhe nuk ka të bëjë me fushatë, dhe as lehtë nuk do ta ketë , se tani veq fillojnë presionet sikurse me Ramushin për taksën….! Apo keni harruar kur qonte selame BE-ja…! “Nëse edhe sot paskemi fushatë me qeverinë aktuale, atëherë të gjitha qeveritë e kaluara paskan bërë fushatë”. Kryeministër, vendim tepër me vend. Edhe ata duhet me u GËRRBAVË, sikurse ne afro 10 vite! Tani ata i ndrrojnë ato tabelat e NISHIT me të RKS-së. Pirolla të qoftë Bablok”, ka shkruar dje Labi në facebook.
Labi ka shtuar se kur ka të bëjë diçka me Kosovën, ai ngjyrat i sheh siç janë, e jo siç ka potencuar, të kundërta vetem pse nuk është ndoshta i së njëjtës parti sot apo nesër.
Ndryshe, Qeveria dje ka vendosur masën e reciprocitetit ndaj Serbisë. Veturat me targa të Serbisë do të mund të qarkullojnë në Kosovë vetëm nëse i heqin ato dhe pajisen me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës./21Media

Back to top button