Pas videos falënderuese të Johnny Depp, reagon Amber Heard

Amber Heard i është përgjigjur videos së parë të Johnny Depp në TikTok, në të cilin ai mburrej për ecjen përpara pas gjyqit mes këtyre dy të fundit.
“Ndërsa Johnny Depp thotë se ai është duke ecur përpara, të drejtat e grave po ecin prapa. Mesazhi i vendimit për viktimat e dhunës në familje është … kini frikë të ngriheni dhe të flisni”, tha një zëdhënës i Heard në një deklaratë.
Heard, trajtoi gjithashtu të ardhmen e të drejtave të grave në deklaratën e saj pas humbjes me Depp në gjykatë javën e kaluar.
“Zhgënjimi që ndjej sot është përtej fjalëve. Më dhemb zemra që mali i provave nuk ishte ende i mjaftueshëm për t’i bërë ballë fuqisë joproporcionale, ndikimit dhe influencës të ish-bashkëshortit tim. Jam edhe më e zhgënjyer me atë që ky vendim do të thotë për gratë e tjera. E kthen orën në një kohë kur një grua që fliste mund të turpërohej dhe poshtërohej publikisht. Kthen prapa idenë se dhuna ndaj grave duhet marrë seriozisht”, u shpreh Heard.
Dje(7 qershor) Depp hapi një llogari në TikTok, ku në pak orë pas hapjes mblodhi miliona ndjekës./21Media

Back to top button