Pas vrasjes së 18 vjeçares reagon edhe Atifete Jahjaga

Ish- presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka reaguar pas vrasjes së 18-vjeçares në Feriziaj. Jahjaga ka thënë se derisa prokuroria e rastit po punon në lidhje me rastin dhe prangosjen e të dyshuarit të dytë për vrasje, ”duhet të përmbahemi nga komentet fyese për të ndjerën dhe poshtërime të formave të tjera”.

”Në këtë drejtim, janë të padobishme sikurse komentet mbi rrethanat private të së ndejrës apo familjes së saj, e po aq edhe thirrjet për vrasjen apo varjen publike të të dyshuarve”, ka shkruar ajo në Facebook.
Jahjaga tutje ka shtuar se dhunës nuk duhet t’i pergjigjemi me dhunë, teksa ka shkruar se të dyshuarit duhet të përballen me forcën e fuqishme të ligjit.
Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka thirrur një protestë për nesër në orën 12:00, pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj.
Protesta mbahet pranë Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë në Ferizaj, në shenjë revolte ndaj dhunës. Për varsjen e 18-vjeçares ka reaguar edhe Preisdentja e vendit, Vjosa Osmani si dhe kryeministri, Albin Kurti./21Media 
Back to top button