Pas zjarrit në Pejë, 8 persona dërgohen në Spital

(Lajm i përditësuar)

Tetë persona raportohet se janë dërguar në spitalin e Pejës, pas zjarrit të madh që ndodhi mëngjesin e sotëm në objektin e ELKOS-it.

Sipas njoftimit të Spitalit të Pejës gjendja e pacientëve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë deri më tani janë duke u trajtuar 8 pacientë nga rasti i djegies së një objekti në Pejë. Pacientët janë duke u trajtuar tek Spitali ynë dhe gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe janë raste kryesisht të helmuar nga tymi”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

Zjarr i madh në Pejë, Policia jep detaje

Një objekt ka marrë flakë në qytetin e Pejës. Sipas pamjeve që vijnë nga atje, shihet që zjarri është i përmasave të mëdha.

Lidhur me rastin për portalin rtv21.tv ka folur edhe zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se bëhet fjalë për një depo e cila fillimisht është përfshirë nga zjarri, pas saj dhe një pjesë e qendrës tregtare.

Ai ka konfirmuar se Policia ka dalë në vendngjarje bashkë me njësitet e zjarrfikësve edhe të rajoneve të tjera për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

“Zjarri si duket ka përfshirë edhe qendrën. Deri në këto momente nuk e dimë nëse ka të lënduar. Shkaqet ende nuk dihen meqë njësitet policore janë duke u marrë me rastin”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi./21Media

Back to top button