Pasagjerët e grabitin taksistin në Grashticë

Një takstit ka raportuar në polici se është grabitur nga pasagjerët.
Siç bëhet e ditur në raportin e policisë taksisti me datë 10 maj në orën 00:10 në qendër të Prishtinës kishte marrë dy pasagjerë të cilët i kishin kërkuar që t’i dërgoj në fshatin Grashticë.
“ Pasi që kishin arritur në atë lokacion, njëri prej tyre i kishte ekspozuar armën e zjarrit-revole dhe nën kërcënimin e armës ia kishin grabitur rreth nëntëdhjetë (90) € para te gatshme si dhe dy telefona te firmës.”, njofton policia
Policia bën të ditur se rasti është nën hetime./21Media

Back to top button