Ronela thotë se e fitoi Eurovisionin

Mbrëmë në Torino është mbajtur gjysmëfinalja e parë e Eurovision 2022. Kjo natë magjike është hapur me performancën e artistes shqipatre Ronela Hajati e cila këtë vit perfaqësoi Shqipërinë me këngën “Sekret”.
Por, Ronela nuk arriti të kualifikohet në finale e madhe që mbahet të shtunën e 14 majit dhe për këtë reagoi në një postim në Instagram.
Ajo ka thënë se ka fituar Eurovisionin sepse fitoi publikun.
“Edhe sikur të isha në finale do të isha e fundit! E di! Por sasia e dashurisë që kam marrë është e madhe! Unë fitova Eurovisionin sepse fitova publikun! Dhe publiku ka gjithmonë të drejtë!”, ka shkruar Ronela.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)


Në finale shkuan Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia, Holanda./21Media

Back to top button