Aksident mes veturës dhe traktorit, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku i cili ka ndodhur sot rreth orës 15:15 në rrugën Deçan- Gjakovë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi. ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur mes traktorit dhe një veture.
“Njëri nga ta është pak më rëndë, por sipas mjekut kujdestar për momentin është jashtë rrezikut për jetë”, ka bërë të ditur Gashi.
Ai po ashtu ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e nevojshme policore të cilët janë duke kryer hetimet e mëtutjeshme./21Media

Back to top button