Pasagjerja që nuk e dinte se ishte shtatzënë lind në mes të fluturimit

Një grua që nuk e dinte se ishte shtatzënë përjetoi befasinë më të madhe të jetës saj kur lindi djalin e saj në mes të fluturimit. Pasagjerja, e identifikuar si Tamara, ishte në një fluturim KLM Royal Dutch që u nis në Ekuador, kur filloi të ndjente dhimbje stomaku. Ajo shkoi në banjë duke menduar se diçka që hëngri e mundoi dhe nuk e kishte imagjinuar kurrë se do të bëhej nënë, përcjell portali rv21.tv
Gruaja do të bënte një ndalesë në Amsterdam dhe më pas do të merrte një fluturim tjetër për në Spanjë. Disa orë para uljes në Holandë ajo filloi të kishte kontraktime dhe disa minuta më vonë ajo kishte një të porsalindur në krahë, tha një zëdhënës i spitalit Spaarne Gasthuis Haarlem Zuid.
“Tamara nuk e kishte idenë se ishte shtatzënë”, tha stafi i spitalit. Sipas një zëdhënësi të linjës ajrore, në fluturim ishin dy mjekë dhe një infermiere nga Austria që ndihmuan nënën. Tamara u ndje shumë mirënjohëse për personelin mjekësor që e ndihmuan në mes të fluturimit.
Tamara e quajti djalin e saj Maximiliano, emri i një pasagjeri që e ndihmoi gjatë lindjes së saj. Si nëna ashtu edhe i porsalinduri janë në gjendje të mirë shëndetësore, raportoi KLM. Pas uljes në aeroportin Schiphol, nëna dhe foshnja u dërguan në spital për kontrolle mjekësore.
Pasagjerët e fluturimit 755 të KLM u tronditën kur mësuan se një fëmijë kishte lindur në aeroplan. Si nëna ashtu edhe foshnja së shpejti do të udhëtojnë drejt Madridit, i cili ishte destinacioni i fundit i nënës. Pa dyshim që Maximiliano do të ketë një histori të mrekullueshme për të treguar kur të rritet, pasi jo të gjithë foshnjat lindin në re./21Media

Back to top button