Zelensky kërkon 840 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën gjatë dimrit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për 843 milionë dollarë ndihmë për të mbështetur infrastrukturën kritike të vendit këtë dimër.
Në një fjalim virtual në një konferencë në Paris, Zelensky tha se Ukraina kërkon infrastrukturë elektrike, si dhe importe urgjente të energjisë elektrike nga vendet evropiane “të paktën deri në fund të sezonit të ngrohjes”.
“Kjo do të kushtojë rreth 800 milionë euro… por çmimi është më i vogël se kostoja e ndërprerjes së energjisë”, paralajmëroi ai.
Rusia është akuzuar vazhdimisht se ka përdorur “dimrin si armë lufte” në Ukrainë në javët e fundit, duke goditur pamëshirshëm infrastrukturën dhe duke lënë miliona ukrainas pa akses në energji elektrike, ujë dhe ngrohje qendrore në temperatura të ulëta.
46 vendet dhe 24 organizatat ndërkombëtare që u mblodhën në Paris të martën pritet të angazhohen për të ofruar mbështetje të menjëhershme për Ukrainën, duke u fokusuar në periudhën e dimrit.
Franca do të angazhojë një ndihmë humanitare prej 80.7 milionë dollarësh, sipas një deklarate nga zyra e presidentit Emmanuel Macron, nga të cilat 51.1 milionë dollarë do t’i kushtohen energjisë, aksesit në ujë, ushqim, shëndetësi dhe infrastrukturë të transportit, si dhe operacionet e çminimit./21Media

Back to top button