Kurti dëshiron prezencë më të madhe të investitorëve japonezë në Kosovë

KryeministriAlbin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin e Japonisë në Austri, Mizutani Akira, i cili është i akredituar si ambasador jorezident i Japonisë në Kosovë.
Përveç falënderimeve nga ana e Kurtit për bashkëpunimet ndërshtetërore, ky i fundit ka theksuar se dëshiron të ketë prezencë më të madhe të investitorëve japonezë në Kosovë në fushën e infrastrukturës, në energjinë e ripërtritshme dhe në teknologjinë hekurudhore, pasi që në këtë mënyrë Kosova mund të marrë pjesë në OSAKA EXPO 2025.
Ambasadori Mizutani i ka dorëzuar kryeministrit Kurti një letër nga Kryeministri i ri i Japonisë, Fumio Kishida, në përgjigje të letrës së urimit që kryeministri Kurti i kishte dërguar atij me rastin e marrjes së detyrës. Ai i ka shprehur gatishmërinë e Japonisë për të bashkëpunuar edhe më tej në fusha me interes reciprok.
”Kryeministri Kurti e ka falënderuar të Ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasavara, për rolin e tij në thellimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve, me rastin e  përfundimit të misionit të tij në Kosovë. Po ashtu e ka uruar z. Keisuke Yamanaka,  për fillimin e detyrës së tij si i Ngarkuar i Ambasadës së Japonisë në Kosovë”, është bërë e ditur në komunikatë./21Media

Back to top button