Pasi i shpenzoi milionat e fituara në lotari, i gëzuar që po jeton jetë normale 

“Nuk e kthej kohën prapa me pendim”

Pasi që i shpenzoi mbi dhjetë milionë euro e fituara në lotari, Michael Carroll nga Moray i Skotlandës, ka gjetur punë si shitës i thëngjillit dhe paguhet dhjetë funte në orë.

Shpenzimin e të gjitha parave në alkool dhe drogë për dhjetë vite, ai e konsideron si kohën më të mirë të jetës së tij dhe nuk pendohet. Koha e kaluar me shumë para dhe luks të lart, duket se i ka lënë pasojë, pasi që tani  Carroll ndjehet se është më i qetë dhe i gëzuar që e ka kthyer jetën e vet, transmeton rtv21.tv

“Nuk e kthej kohën prapa me pendim, ishin dhjetë vitet më të mira të jetës sime. Kam kaluar shumë mirë, ndërsa tani duhet të përshtatem me atë që mund të bëj”, ka thënë Carroll.

Në vitin 2002, ai i kishte fituar milionat në lotari, prej kur nisi të konsumonte drogë dhe të vizitonte shtëpitë publike. Disa nga paratë ai iu dhuroi familjarëve dhe shokëve, bleu një banesë, si dhe shpenzoi në vetura të shpejta.

Atë e kishin burgosur për pesë muaj në vitin 2004, për shkak të zhurmës së vazhdueshme që iu bënte fqinjëve, ndërsa dy vite më vonë u dënua me nëntë muaj burg, pasi iu gjetën sasi të mëdha kokaine.

Kurse, në muajin shkurt të vitit 2010, e shpalli falimentin dhe u regjistrua në një ueb-faqe për të gjetur punë.

Michael vazhdon ende të luaj lotari, dhe ka deklaruar se po të fitonte përsëri, ai do të punonte diku dhe të zgjohej në gjashtë të mëngjesit dhe të jetoj në jetë normale. /21Media 

Back to top button