Pasivizimi i adresave “krim i sofistikuar” që bën Serbia kundër pakicës së vet
(Lajm i përditësuar)
Kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës, Sami Salihu tha se pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Serbi është krim i sofistikuar.
“Ky pasivizim është shumë i rrezikshëm, pasi që vetëm në Medvexhë janë arritë rezultatet maskimale, tani po fillon me Bujanocin dhe gradualisht edhe Presheva, d.m.th ne nuk kemi shifra të sakta por qytetarët çdo ditë ankohen për pasivizimin e tyre” tha ai duke theksuar se nuk mund të parandalohet Qeveria e Beogradit nëse nuk e kanë mbështetjen e fortë të dy qeverive.
Shqiptarët në Luginë s’kenë mundësi të monitorojnë procesin e përpunimit të të dhënave
Shqiptarët nuk do të kenë mundësi të monitorojnë procesin e përpunimit të të dhënave pas regjistrimit të popullësisë në Luginë të Preshevës.
“Nuk e kemi këtë mundësi, ajo çfarë mund të themi është se ne iu kemi drejtuar OSBE-së dhe organeve përcjellës pasi që këtë regjistrim e financon BE. Nuk kemi ende një përgjigje. Ne i kemi dyshimet tona, pasi që Vuçiq ndëryri me një ndërhyrje flagrante duke e politizuar këtë proces të reghjistrimit. Rezultatet e kanë shqetësu presidentin dhe çdo gjë që e shqetëson në të mirë të shqiptarëve ata alarmohen”, tha Kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës, Sami Salihu.
Ai tha se ndërhyrja e presidentit në një proces të regjistrimin siç ishte një proces i rregullt e pa vërejte tregon qartë që dikujt kjo shifër nuk i pëlqen fare dhe sipas tij ka një lloj skenari.
Salihu: Populli shqiptar e mori si një përgjegjësi kombëtare për ta treguar numrin real të tyre
Kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës, Sami Salihu tha se populli shqiptar e mori si “një përgjegjësi kombëtare për ta treguar legjimitetitn dhe numrin real të tyre”.
Ai tha se çdo lloj publiciteti i dy qeverive, nuk ishte ndonjë proces që do ta pengonte. Por, sidoqoftë rezultati ishte shumë i mirë”, tha ai.
Salihu kujtoi procesin e regjistrimit të vitit 2011 si të pasukseshëm. Ndërsa, theksoi se tani do t’i rikthejnë disa institucione dhe ngritje të buxhetit.
Regjistrimi i popullsisë në Luginën e Preshevës, Salihu: Një proces i kënaqshëm
Kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës, Sami Salihu tha se regjistrimi i popullsisë në Luginën e Preshevës ishte proces i kënaqshëm deri më tani me rezultatin që është arritur.
“Vlenë të theksohet se në 10 qytete i kanë shtyer procesin e registrimet, për shkak se nuk është arritur. Sa ai përketë komunës së Preshevës, Bujanocit e Medvexhës vlerësoj se ka qenë një provces i kënaqëshme me rezultatin që është arritur”, tha ai.
Salihu në një intervistë për “21Drejtpërdrejt” në RTV21 tha se në Preshëve janë regjistruar 58 mijë e 900 qytetarë, në Bujanoc 54 mijë dhe në Medvexhë 8 mijë e 400.
Ai tha se në Bujanoc dhe Medvexhë përzirja etnike është me një përqindje jo të balansuar.
Në Medvexhe dominon komunitetit serb, ndërsa në Bujanoc ai shqiptar, ndërsa në Preshevë shumica dërmuese janë shqiptarë./21Media