Rusia dhe Turqia flasin për marrëveshjen e pezulluar për grurin
Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu ka folur në telefon me homologun e tij turk, Hulusi Akar për vendimin e Moskës për t’u tërhequr nga një marrëveshje për të mbrojtur eksportet e grurit në Detin e Zi.
Një deklaratë nga ministria ruse e mbrojtjes dha pak detaje rreth bisedimeve, përveç se dyshja diskutuan vendimin e Moskës për të pezulluar marrëveshjen.
Akar kishte thënë më parë se do të përpiqej të siguronte që nisma e grurit, për të cilën Turqia ishte me ndikim në ndërmjetësimin, do të vazhdonte.
Shefi i ndihmës i Kombeve të Bashkuara, Martin Griffith, thotë se si Ukraina ashtu edhe Rusia janë të përkushtuara të mos sulmojnë anijet e ngarkuara me grurë nga portet ukrainase dhe se angazhimet e marra nga të dyja palët në lidhje me marrëveshjen ishin ende në fuqi./21Media