Pastrohet Peja

Aksioni për pastrimin e mbeturinave është mbajtur edhe në qytetin e Pejës

Aksioni “Ta Pastrojmë Kosovën”, po mbahet në tërë Kosovën në Ditën Ndërkombëtare të Ambientit. Në këtë aksion kanë marrë pjesë edhe nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

Rejhan Kurbaseviq nga “Let’s do it Kosovo” tha se kanë dalë  që të pastrojnë qytetin bashkë me nxënësit në mënyrë që të vetëdijesohen qytetarët për rëndësinë që ka ruajtja e ambientit.

Nxënësit e klasave të gjashta të shkollës fillore “Asdreni” në Pejë së bashku më kujdestarët e klasave kishin dalë  që t’i bashkëngjiten kësaj iniciative për pastrimin e qytetit.

Jon Zefaj nxënës i kësaj shkolle tha se është më  mirë që qyteti të ruhet çdo ditë sesa të pastrohet vetëm në një ditë të caktuar. Ndërsa, për Robert Krasniqin, Dita e Ambientit ka rëndësi të veçantë për faktin se qytetarët kanë mundësi të pastrojnë qytetin dhe pastaj të jenë të vëmendshëm e ta ruajnë atë.

Kjo ishte hera e gjashtë që “Let’s do it Kosovo” zhvillon aktivitete të tilla për pastrimin e qytetit të Pejës.

Aksionit për ta pastruar qytetin iu bashkua edhe kryetari i i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri./21Media

Back to top button