Pasuria e krerëve shtetërorë

Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Shefi i qeverisë ka deklaruar se pasuri të paluajtshme e ka vetëm një banesë me sipërfaqe prej 67 metrash katrorë, e blerë në vitin 2018 përmes kredisë në shumë prej 400 mijë euro, e që e cila figuron në emrin e bashkëshortes së tij.

Kurti nuk ka deklaruar se ka pasuri të luajtshme, ndërsa ka thënë se para të gatshme në emrin e tij i ka vetëm 1 mijë e 551 euro e 72 cent, ndërsa në emër të gruas së tij, para të gatshme në bankë i ka deklaruar 2 mijë e 500 euro.

Ai tha se ka detyrime ndaj bankës 270 mijë euro për blerjen e banesës, kredi për të cilën tha se i përfundon më 1 janar të vitit 2052, ndërsa ka thënë se paguan edhe qira të shtëpisë në vlerë prej 250 euro.

Kurse sa i përket të ardhurave, Kurti ka thënë se ai merr pagë vjetore si kryeministër në vlerë prej 19 mijë e 43 euro, kurse gruaja e tij, tha se pagën vjetore te punëdhënësi “NUPI”, i merr 528 mijë krona suedeze apo 45 mijë e 201.8 euro.

Pasurinë e Albin Kurtit mund ta shihni KËTU 


Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar pasurinë tek Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit.

Në të dhënat e Osmanit, vlera e pasurisë së paluajtshme që ka në pronësi të bashkëshortit dhe në pronësi të përbashkët kap shumën e 970 mijë e 760 euro.

Osmani ka deklaruar një banesë me sipërfaqe prej 67 metra katrorë, e blerë në vitin 2011 me kursime dhe kredi, e cila e kap vlerën e 59 mijë e 760 euro, e që po atë vit, në të njëjtën formë – me kursime dhe kredi, ka deklaruar se e ka blerë edhe një garazh kolektive me sipërfaqe prej 14 metrash katrorë në vlerë 6 mijë euro, të dyja këto në pronësi të bashkëshortit.

E para e shtetit ka deklaruar edhe një shtëpi me sipërfaqe prej 150 metra katrorë, për të cilën tha se e kishte ndërtuar në vitin 2004 me kursime dhe kredi, e që vlera e saj është 170 mijë euro, po ashtu në pronësi të bashkëshortit.

Ajo tutje ka bërë të ditur se bashkë me burrin e saj kanë një tokë prej 5.10 ari, e blerë me kursime dhe borxhe në vitin 2016, në vlerë prej 35 mijë euro.

Përveç tokës, pronë të përbashkët me burrin, Osmani ka deklaruar se ka edhe një “banim në varg”, apo vilë me sipërfaqe prej 244 metrash katrorë, e blerë në vitin 2019 me kursime, borxhe dhe para nga shtija e banesës në Prishtinë.

Osmani tha se ka edhe një tjetër “banim në varg” në emër të bashkëshortit, me sipërfaqe prej 218 metrash katrorë, por që ka vlerën më shumë se dyfishi i asaj të parës – 510 mijë euro. Ajo tha se paratë për blerjen e këtij “banimi në varg” i ka marrë nga shitja e shtëpisë në Australi, e cila ishte në pronësi të bashkëshortit, shitjes së shtëpisë së prindërve të bashkëshortit, nga kursime dhe hua familjare, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, në pasuri të luajtshme, Osmani ka deklaruar një veturë të tipit “Mercedes-benz” në vlerë 10 mijë euro, e që edhe kjo është në pronësi të bashkëshortit të saj.

E para e shtetit tutje ka deklaruar se para të gatshme i ka vetëm 1 mijë e 168 euro dhe 266.84 dollarë australian, ndërsa detyrimet tha se i ka 105 mijë euro.

Kurse, të ardhurat vjetore i ka deklaruar se i ka 70 mijë e 335.16 euro, ku pagën nga presidenca e ka deklaruar në shumë prej 33 mijë e 70 euro, ndërsa nga meditjet për udhëtime zyrtare jashtë vendit, në vitin 2024, Osmani tha se i ka marrë 8 mijë e 92 euro.

Osmani tha se bashkëshorti i saj, 17 mijë e 173 euro të hyra vjetore i ka edhe nga paga neto përmes listës së pagave nga Thesari i Kosovës, kurse 12 mijë euro në vit, ajo ka deklaruar se i merr nga të hyrat e qirasë në Australi, të cilat i ka deklaruar në emër të bashkëshortit.

Pasurinë e Vjosa Osmanit mund ta shihni KËTU


Glauk Konjufca 

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka deklaruar nëntë prona.

Tri prej tyre i ka deklaruar të trashëguara (tokë), pesë të blera, tri banesa, një depo, një parking dhe një shtëpi e ndërtuar.

Mirëpo, vetëm tri nga këto i ka deklaruar në pronësi të veten, ndërsa gjashtë të tjerat në emër të prindërve.

Konjufca e ka të deklaruar edhe një veturë në vlerë 3,000 euro në pronësi të bashkëshortes dhe ka deklaruar mbi 61 mijë euro kredi.

Konjufca ka thënë se paga neto vjetore e tij është 27,555 euro.

Pasurinë e Glauk Konjufcës mund ta shihni KËTU 

Back to top button