Pasurohet lista e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme nga shteti

Është pasuruar lista e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme nga shteti, ka njoftuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit(MKRS), përmes një postimi në Facebook.
Bëhet e ditur se në bazë të Ligjit Nr.02/L-088 për Trashëgimi Kulturore, në pajtueshmëri me Nenet 3 dhe 4, listës së trashëgimisë nën mbrojtje të përkohshme iu shtuan edhe 19 asete të reja.
Asetet të cilat janë marrë nën mbrojtje të përkohshme i takojnë trashëgimisë arkitekturore dhe asaj shpirtërore dhe janë këto:
• Kroi i fshatit në Istog
• Ndërtesa e ish Pallatit te Shtypit “Rilindja”- Salla e shtypshkronjës, Prishtinë
• Materniteti “Nënë Tereza”, Prishtinë
• Shtëpi Banimi – (Shtëpia e zjarrit) Hysë Popova, Podujevë
• Kulla e Hamit Berishes, Harilaq, Fushë Kosovë
• Shtëpia-Kullë e lsmet Xhemailit, Keçekollë, Prishtinë
• Xhamia e Vjetër, Orllan, Podujevë
• Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, Prizren
• Hani i familjes Zaimi, Prizren
• Bodrumi i Vjetër, Suharekë
• Kompleksi i Familjes Kodra, Çadrak, Suharekë
• Ndërtesa e Selisë sëPartive Politike, Mitrovicë
• Ndërtesa e Turist Kosovës, Mitrovicë
• Kulla e Shaban Lushtakut, Mitrovicë
• Xhamia në fshatin Abri, Skenderaj
• Xhamia ne fshatin Burojë, Skenderaj
• Mbathtorja e Agës Xhelë, Pogragjë, Gjilan
• Shkolla e vjetër në Kokaj, Gjilan
• Shtëpia e ldriz Feratit, Çelik, Gjilan
“Gjithmonë në harmoni me Konventat ndërkombëtare, qëllimi i mbrojtjes së ndërtesës është definimi profesional i vlerave dhe rëndësisë që ka, si dhe transmetimi i tyre tek brezat e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e MKRS-së./21Media

Back to top button