Pejë: Rasti i dhunës ndaj të moshuarës

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për tri punonjëset e qendrës “Orenda” në Pejë
Prokuroria e Pejës ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për tri punonjëset e Qendrës “Orenda” në Pejë, të arrestuara një ditë më parë. Një video shqetësuese u publikua të mërkurën në të cilën shihen infermieret e Qendrës duke ushtruar dhunë ndaj një të moshuare në këtë institucion privat. Katër infermiere u pezulluan nga puna me vendim të pronarit të Qendrës. Gjendja në këtë qendër paraqitet e qetë, ndëkrohë që gruaja e moshuar është larguar nga institucioni nga familjarët e saj./21Media

Back to top button