Pati marrëdhënie me nxënësen, lutet që të lejohet të kthehet në shkollë

Një mësues që pranoi se ka pasur një lidhje me një nxënëse 18-vjeçare ka kërkuar që të lejohet të kthehet në shkollë, pavarësisht se është ende në një lidhje me ish-nxënësen e tij.
Ross Spittal, një mësues matematike nga shkolla e mesme e komunitetit Inveralmond në West Lothian të Skocisë, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me nxënësen në shtëpinë e tij, në të paktën dy raste, përcjellë rtv21.tv
32 vjeçari, nga Bishopton, Renfrewshire, ka filluar një lidhje romantike me nxënësen 18-vjeçare në vitin 2019.
Lidhja është zbuluar kur e dashura e tij në atë kohë, Kim Smyth, 33 vjeçe, ka gjetur mbi 800 mesazhe, duke përfshirë fotot e zhveshura, mes çiftit në kompjuterin e përbashkët të tyre.
Në një seancë dëgjimore përpara Këshillit të Përgjithshëm Mësimor për Skocinë, Spittal ka pranuar se marrëdhënia e tij me nxënësin ishte ‘krejtësisht e papërshtatshme’.
Pavarësisht se kishte ‘turp’ për veprimet e tij, ai ka thënë se mendonte se duhet t’i kthehej mësimdhënies dhe i ka thënë panelit se si tani ka marrë masa të reja kur merr vendime në jetën e tij.
“Unë mendoj për këtë çdo ditë ndërsa jam ulur në furgonin tim se ku mund të isha nëse nuk do të kisha bërë gabime të mëdha”, është shprehur Spittal, tani një korrier dërgesash.
“Kam marrë vendime dhe bërë zgjedhje në një periudhë prej pesë deri në gjashtë javë për të cilat më vjen turp dhe siklet”, ka shtuar ai.

Tutje, mësuesi ka thënë se gjithmonë ka krijuar marrëdhënie të forta me njerëzit, të cilët shpesh e komentonin qëndrimin e tij të qetë dhe stilin e mësimdhënies,
“Nuk ishte e pazakontë që unë t’u përgjigjesha pyetjeve të nxënësve në orën 23:00 të natës”, ka thënë ai./21Media

Back to top button