“Patrick le Chinois” vjen në Teatrin Kombëtar në këtë datë

Shfaqja “Patrick le Chinois(Patrick Kinezi)” do të jepet në Teatrin Kombëtar të Kosovës më datë 1 prill.
Sipas njoftimit të TKK-së, kjo shfaqje mysafire e komedianit francez Patrick Veisselier, vjen në Kosovë me kërkesë të producentit Hazis Vardar.
Kjo komedi do të udhëtojë në tre teatro shqipatre, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri Kombëtar i Tiranës dhe Teatri Shqiptar i Shkupit.
“Me datën 01 prill 2022, në ora 19:00, ipet shfaqja mysafire, Komediani francez Patrick Veisselier, i njohur Patrick le Chinois (Patrick Kinezi) pas turneut botëror nga Parisi në Pekin, me iniciativë të producentit me origjinë shqiptare Hazis Vardar sjell komedinë e tij në Ballkan në tre teatro shqiptare.  31 mars në Teatrin Kombëtar të Tiranës 1 prill në Teatrin Kombëtar të Prishtinës dhe 2 prill në Teatrin Shqiptar Shkup”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button