Patrulla e EULEX-it u sulmua mbrëmë me shok-bombë

EULEX-i ka njoftuar se një patrullë e tyre është sulmuar mbrëmë me shok-bombë, në afërsi të Rudarës.
Më tej, në njoftim bëhet e ditur se asnjë polic nuk ka pësuar lëndime trupore dhe nuk ka pasur dëme materiale.
“Konfirmojmë se mbrëmë (12/10) në afërsi të Rudares është hedhur një granatë në një patrullë zbuluese të EULEX-it. Asnjë polic i njësisë policore të formuar nga EULEX-i nuk është lënduar dhe nuk ka pasur dëme materiale”, bëhet e ditur në njoftim.
EULEX-i është deklaruar se sulmet ndaj policëve të Policisë së Kosovës janë të papranuesheme.
“Ky sulm, si dhe sulmet ndaj policëve të Policisë së Kosovës, janë të papranueshme. Ne dënojmë fuqishëm aktet e dhunshme të kryera nga persona të armatosur në veri të Kosovës, duke përfshirë edhe kundër bashkësisë ndërkombëtare. EULEX-i do të vazhdojë të punojë me vendosmëri për të mbështetur stabilitetin e Kosovës, brenda kufijve të mandatit të tij, dhe për të kontribuar në sigurinë e popullatës së saj nga të gjitha komunitetet”, vazhdon njoftimin.
Më tutje, EULEX u ka bërë thirrje institucioneve të vendit, të nxjerrin autorët para drejtësisë.
“U bëjmë thirrje përgjegjësve që të përmbahen nga veprimet më provokuese dhe u bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës që të nxjerrin para drejtësisë autorët”, përfundon shkrimi i EULEX./21Media

Back to top button