Kaloni te përmbajtja kryesore

Tri raste të dhunës në familje në Prizren

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë ditës së djeshme, në Prizren.
Burri ka sulmuar fizikisht gruan e tij, pas një mosmarrëveshje.
Rasti ka ndodhur dje(10 dhjetor), rreth orës 09:00.
Siç ka njoftuar Policia, e dëmtuara nuk ka pranuar tretman mjekësor.
Një tjetër rast, po ashtu në Prizren, është raportuar dje rreth orës 17:50, ku një burrë ka kanosur gruan dhe të bijën e tij.
I dyshuari, sipas Policisë ka qenë nën ndikimin e alkoolit. Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Një burrë në Prizren ka kërcënuar e ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Siç njofton Policia, i dyshuari së bashku shokun e tij, dyshohet se përmes telefonit kanë kërcënuar edhe menaxherin e kompanisë ku punon e dëmtuara dhe një punëtore në atë kompani.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime./21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button