Patrulla e Policisë ndërpren programin e RTV21

Të dielën pak pas mesnate, një patrullë kujdestare e Policisë së stacionit Qendra ndërhyri në lokalet e RTV21! Preteksti i hyrjes ishte telefonata e një qytetari që qenka ankuar për zhurmë! RTV21 është në katin e 18, ndërsa qytetari banon në katin e 14. Ky banor i vetëshpallur kryetar i këshillit të banorëve më shumë se 1 vit në mënyra të ndryshme i ka bërë dhe i bën presion punëtorëve dhe menaxhmentit të televizionit!

RTV21 po xhironte programin qendror të natës së vitit të ri! Policia urdhëron ndërprerjen e programit dhe shpërndarjen e mysafireve!

Përkundër argumentimit se nuk dëgjohet asgjë ngase studio është e mbështjellur ndërsa as një kat më poshtë nuk degjohej asgjë, policët me sjellje arrogante dhe urdhërëse kërkuan dokumentin identifikues dhe shkruajten gjobën kundërvajtëse! Qasja dhe sjellja e policëve karshi udhëheqjes së RTV21 ishte denigruese dhe ofenduese!

Polici thoshte se nuk jeni kurrëfare institucioni por veç një biznes privat. Ai i jepte të drejte vetes dhe pyeti pse po mbahën punetorët natën në punë! Ishte e qartë që as nuk e njohin punën e televizionit e as rëndesinë dhe përgjegjesinë e tij instucionale karshi publikut! Sidomos te një Televizioni Kombetar me licence kombëtare!

Ndërkohë dëmi i shkaktuar është shumë i madh! Material dhe moral!

Mbi 40 pjesëmarrës nga vise të ndryshme të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Kosovës mbetën të befasuar nga qasja dhe veprimi i patrullës policore! Patrulla nuk kishte as matesin për decibelë të zhurmës dhe me asgje nuk mundnin të vërtetojnë se ka pasur zhurmë, përveç deklarimit tendencioz të qytetarit!

Kjo ndërhyrje arrogante në lokalet e RTV 21 shënon presedan që paralajmeron arrogancë të shtuar karshi mediave në Kosovë! RTV21 fton KPM që të reagojë te organet përgjegjëse dhe ta sqarojë me ta rolin e medias dhe kompetencat e veta karshi medias! Ndërkohe RTV21 i ka ndërmarrë të gjitha masat ligjore karshi bartësve të këtij incidenti!

Back to top button