Patrullime të përbashkëta të FSK-së me KFOR-in, Syla: Nuk është se nuk kanë qenë ushtarët tanë në veri

(Lajm i pëditësuar)


Patrullime të përbashkëta të FSK-së me KFOR-in, Syla: Nuk është se nuk kanë qenë ushtarët tanë në veri

Në ”Click” të RTV21 Zëvendësministri i mbrojtjes, Shemsi Syla ka folur edhe për mundësin e patrullimeve të përbashkëta të FSK-së dhe KFOR-it në veri të vendit.

Syla tha se ushtarët tanë kanë qenë atje për aktivitet e ndryshme që janë mbajtur në veri të vendit.

”Kemi pasur aktivitete bashkë në pjesën e veriut, nuk është se nuk kanë qenë ushtarët tanë atje”, tha ndër tjera Syla.


Syla: Kemi bashkëpunim me të gjitha shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Zëvendësministri i mbrojtjes, Shemsi Syla në ”Click” të RTV21 tha se me gjitha shtetet e NATO-s kanë kontrata për blerjen e aramtimit.

”Me të gjitha shtetet e NATO-s kemi bashkëpunim, kemi kontrata thuajse me të gjitha shtetet për blerjen e aramtimit”, tha ndër tjera Syla.

Syla ndër tjera tha se buxheti asnjëherë nuk është i mjaftueshëm për ushtrinë.


Fetoshi: Duhet t’i përgëzojmë forcat tona të Policisë, në luftimin e krimit në veri të vendit

Analisti politik, Arben Fetoshi në ”Clcik” të RTV21 tha se çështja e veriut ende nuk është zgjidhur, teksa ka përgëzuar Policinë e Kosovës për punën që bëhet atje.

”Duhet ta përgëzojmë çdo veprim të forcave tona të Policisë, në luftimin e krimit dhe bandave që e kanë mbajtë  në terror veriun e vendit tonë”, tha Fetoshi.


Syla: Do e ndihmojmë Ukrainën me mjete ushtarake, autoblinda dhe kamionë

Zëvendësministri i mbrojtjes, Shemsi Syla në ”Click” të RTV21 ka thënë se Kosova është në dispozicioni për ta ndihmuar Ukrainën rreth pajisjeve ushtarake.

”Kemi një kontigjent ushtarkë atje, kemi potencial tjetër për ta ndihmuar Ukrainën me një numër t1% konsiderueshme të automjeteve taktike ka edhe autoblinda ka edhe kamionë do ia dhurojmë Ukrainës brenda një muaji”, ka thënë Syla.

Sipas tij, Kosova ka kaq kapacitet për ta ndihmuar Ukrainën, këtë ndihmë ai e quajti ”simbolike”.


Siguria në Kosovë, Syla: Jemi duke u forcuar, duke u përgaditur që të bëhemi zot të këtij vendi 

Zëvendësministri i mbrojtjes, Shemsi Syla në ”Click” të RTV21 duke folur për sigurinë në Kosovë 25 vjet pas përfundimit të luftës, tha se janë duke u pgaditur që t’i dalin zot Kosovës.

”25 vjet prap është tema që po përseritet, jemi duke u forcuar duke u përgaditur që të bëhemi zot të këtij vendi, normal bashkë me aleatë”, tha Syla.


Syla: Transformimi i UÇK-së në TMK proces shumë i rëndë 

Zëvendësministri i mbrojtjes, Shemsi Syla në ”Click” të RTV21 ka thënë se transformimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në TMK ka qenë një dhimbje e madhe luftëtarët.

”Ishte një proces shumë i rëndë, gjithnjë kemi menduar se ajo ushtëri që me aq sakrificë ka bërë luftën, do të vazhdojë do rrisë kapacitet”, tha ndër tjera Syla.

Back to top button