Pavarësia, numër i vogël i qytetarëve në koncertin festiv në kryeqytet

Kosova sot shënon 17-vjetorin e pavarësisë, organizimi festiv në sheshin e kryeqytetit, e organizuar nga Komuna e Prishtinës, është përcjellë nga një numër i vogël i qytetarëve, e shkaku besohet se është moti i ftohët që po mbretëron.
Ndërsa, disa prej qytetarëve të cilët po e përcjellin këtë koncert, u shprehën se Komuna e Prishtinës, ka mundur të organizojë një koncert më të madh e më të mirë.
Qytetarja, Anela Zejnullahi u shpreh për KosovaPress se komuna është dashur të bëjë një organizim më të madh, të ftojë asamble të vendeve të ndryshme, e jo vetëm të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Është dashur me bërë një organizim shumë më të madh, me ftua asamble të vendeve të ndryshme, jo veç të Kosovës dhe Shqipërisë, por me u bashku të gjithë bashkë”, u shpreh ajo.
Ndërsa, Fatmir Thaçi, i cili kishte ardhur enkas nga Gjermania për të festuar pavarësinë e Kosovës, theksoi se organizimi është i mirë, dhe spas tij, Kosova është duke shkuar me hapa të mirë.
“Kam ardhur enkas për pavarësinë e Kosovës.. Jemi shumë të gëzueshëm, organizimi ka qenë shumë i mirë, më ka pëlqyer shumë. Përndryshe, Kosova është duke shkuar në hapa të mirë, presim ditë më të mira… 4:10 Është dashur me u bë, po pritet çdo vit ma mirë me u bë”, theksoi Thaçi.
Ndërsa, Bajram Ademi shtoi se më mirë kishte me qenë të organizohet më ndryshe ky koncert.
“Fort mirë…Me mundur më mirë kishte me qenë, më i madh më mirë”, shtoi Ademi.
Në fund edhe kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama i uroi të gjithë qytetarët për festën e pavarësisë.
Rama tha se sot është një ditë e mrekullueshme, siç tha ai “një ditë që është pritur me shekuj”.
“Urime festa e pavarësisë, gjithë qytetarëve të kryeqytetit, gjithë Kosovës, shqiptarëve kudo që janë. Është një ditë e mrekullueshme sot, një ditë që me shekuj e kemi prit dhe tash e kemi. Ta festojmë me shëndet, me dashuri ndaj njëri tjetrit dhe me çdo të mirë për vendin tonë, shtetin e kombin tonë”, tha Rama.
Kosova ka shënuar sot 17-vjetorin e pavarësisë së saj. Me 17 shkurt 2008, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur Kosovën shtet të pavarur, demokratik e sovran.