Pavarësisht fitores United mbetet në pozitën e dytë, Lazio mposhtet nga Feyenoord

Kanë përfunduar ndeshjet që po zhvilloheshin në kuadër të Ligës së Evropës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.
Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Reale Arena”, Manchester United e ka mposhtur 1:0 skuadrën e Real Sociedadit falë golit të Alejandro Garnachos.
Pavarësisht fitores, e cila i dërgon në kuotën e pikëve të njëjta me Sociedadin, gjithsej 15 sosh, United mbetet në vendin e dytë në Grupin E si pasojë e golaverazhit më të dobët.
Ndërkaq, krahas takimit mes Real Sociedadit e United u zhvillua edhe ndeshja mes Feyenoordit dhe Lazios, ku skuadra italiane pësoi humbje me rezultat 1:0.
Fitore sot regjistroi edhe skuadra e Monacos, e cila e shkatërroi 4:1 serbët e Crvena Zvezdas.
Më poshtë mund të gjeni rezultatet e ndeshjeve që kanë përfunduar në Ligën e Evropës.
Feyenoord 1:0 Lazio
Midtjylland 2:0 Sturm Graz
Monaco 4:1 Crvena Zvezda
Olympiacos Piraeus 0:2 Nantes
Qarabag 1:1 Freiburg
Real Sociedad 0:1 Manchester United
Sheriff Tiraspol 1:0 Omonia
Trabzonspor 1:0 Ferencvaros.

Back to top button