“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe 8 ministri

(Lajm i përditësuar)
Canaj: Nisma e preferon qeverinë e opozitës, nuk do të donte të rrezikonte me zgjedhje të reja
Analisti politik, Berim Canaj në ”Click” të RTV21 komentoi qëndrimin e partisë Nisma, e cila ka bërë të ditur preferencën për një qeveri të opozitës nëse nuk formohet një qeveri tjetër.
Ndër tjera Canaj theksoi se është e pamundur që Nisma, dhe asnjë parti tjetër, të rrezikojnë një cikël të ri zgjedhor, pasi askush nuk do të donte ta humbiste mandatin e tij aktual.
”Vetëm Nisma e ka një qëndrim që e ka bërë publik, që kta e preferojnë një qeveri të opozitës në rast se nuk formohet një qeveri e opozites mund të futen në bisedime me VV-në. Nuk e besoj që Nisma madje edhe jo vetëm Nisma nuk do të rrezikonte që të ketë përseri zgjedhje. Askush nuk do të donte ta rrezikonte mandatin e tij”, tha Canaj.
“Pazar i madh” Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe 8 ministri
Analistit politik, Blerim Canaj në ”Click” të RTV21 ka komentuar kërkesat e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për postin e kryeministrit dhe disa ministra, duke theksuar se një marrëveshje e tillë mund të nënkuptojë një pazari të madh politik.
Canaj madje tha se urat lidhëse mes Abdixhikut dhe Albin Kurtit janë shumë të forta
”Nëse Abdixhiku nuk arrin të bëhet kryeministër nuk do ta ketë atëpozionin e tij që të kënaqet me të, edhe në takime me partitë tjera Abdixhiku e kërkon postin e kryeministrit dhe nja 7-8 ministri, po ku mi marrë ato. Nëse është kjo atëherë pazari do të jetë i madh. Ndoshta e bën me qëllim sepse ura lidhëse e Abdixhikut me Kurtit janë kogja të forta”, tha Canaj.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?