PD-Metës: Qëndro larg partisë tonë

Partia Demokratike e Shqipërisë ka reaguar ashpër edhe kundrejt presidentit Ilir Meta lidhur me deklaratat e tij kundrejt situatës në PD.
PD shkruan se Ilir Meta dhe njerëzit e tij duhet të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike dhe koha kur PD përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar në 9 Shtator, kur PD u distancua nga Sali Berisha.
Po ashtu theksohet se ndërhyrja e Presidentit të Republikës, në një debat të brendshëm në Partinë Demokratike, tregon atë që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh.
PD: Ilir Meta dhe njerëzit e tij duhet të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike. Koha kur PD përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar në 9 Shtator, kur PD u distancua nga Sali Berisha. Ndërhyrja e Presidentit të Republikës, njëlloj si Edi Rama, në një debat të brendshëm në Partinë Demokratike, tregon atë që kemi thënë që në nisje, që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh, por që nuk është as halli i Partisë Demokratike dhe as halli i qytetarëve shqiptarë. Pastrimi i llumit të tranzicionit është mision për çdo demokrat, për çdo qytetar shqiptar dhe është e vetmja rrugë që Shqipëria të ecë përpara drejt të ardhmes evropiane.

Back to top button