Qendren Korrektuese Dubravë pranoi donacion një paisje për parandalimin e kontrabandës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të bashkëpunimit me INL nga Ambasadën Amerikane në Prishtinë, në veçanti me Programin e ICITAP-it, ka pranuar donacion një Skaner Sigurie (X-RAY) për Qendren Korrektuese Dubravë.

”Dhurimi i kësaj paisjeje ka për qëllim parandalimin e futjes së kontrabandës dhe gjërave të palejuara, e po ashtu edhe përmirësimin e kushteve të punës brenda kësaj qendre”, thuhet në njoftim.

ICITAP dhe INL me donacionet e tyre po vazhdojne të mbështesin avancimin e SHKK-së në të gjitha fushat, e veçanërisht në atë të sigurisë./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button