PDK do të kërkoj themelimin e një Komisioni hetimor për energjinë: Qytetarët meritojnë ngrohje, jo kriza

Arben Mustafa i PDK-së ka mbajtur konferencë për media për redutimet e sotme me rrymë në Kosovë. Ai tha se përveç dështimit për të siguruar prodhim të mjaftueshem vendor të energjisë elektrike, Kosova është detyruar të rris importin e saj nga jashtë.
Mustafa theksoi se e gjithë barra po bie mbi qytetarët, të cilët janë ballafaquar edhe rritje të çmimit të energjisë elektrike por që sot po mbesin pa furnizim me të.
”Qytetarët edhe sot po mbesin pa furnizim të qëndrueshëm. PDK shpreh solidaritet të plotë me të gjithë qytetarët që këto ditë janë duke u përballur me reduktime në këto temperatura. Kërkojmë nga qeveria veprime të menjëhershme, kërkojmë masa emergjente për stabilizim me furnizim me energji elekstrike dhe plan serioz, të qartë për garantimin e sigurimit të energjisë elektrike”, tha ai.