Tramp do të takohet me lideren e opozitës së Venezuelës! Makado në Shtëpinë e Bardhë për bisedime politike

Liderja e opozitës venezueliane dhe fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, María Corina Machado, pritet të takohet të enjten me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar zhvillimet politike pas largimit të Nicolas Maduro, konfirmoi Shtëpia e Bardhë, përcjell TV21.
Trump, i cili më parë tha se Machado “është një grua shumë e mirë” por nuk ka mbështetjen e nevojshme brenda Venezuelës, tha se do të takohet me të dhe se do të “veprojë në përputhje me situatën” pas takimit.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?