Kaloni te përmbajtja kryesore

Traileri i serisë “The Dropout”

 
“The Dropout” titullohet seria e re e Hulu, trailerin e të cilës e lansoi platforma amerikane Hulu.
Kjo seri paraqet jetën dramatike, karrierën dhe dështimin në karrierë të themelueses së kompanisë teknologjike dedikuar shëndetësisë, Theranos, Elizabeth Holmes, rolin e së cilës e luan aktorja Amanda Seyfried.
Seritë paraqesin personazhin e Holmes. Ajo lë Universitetin Stanford për të themeluar kompaninë Theranos, kompani kjo e re mashtruese për mostrat e gjakut, e cila filimisht vlerësohet si revolucionare.
Me datën 3 janar 2022, gjykata federale në San Jose deklaron Holmes fajtore në katër pika mashtrimi.
Rolin e ish partnerit të biznesit të Holmes në seri, të Ramesh Sunny Balwani, e luan  aktori Naveen Andrews, i cili po ashtu do të përballet me gjyqin kah fundi i vitit 2022.
Producent ekzekutiv të serisë “The Dropout” janë: Elizabeth Meriwether, Liz Heldens, Liz Hannah, Katherine Pope, Rebecca Jarvis, Taylor Dunn, Victoria Thompson, Michael Showalter e Jordana Mollick.
Seria “The Dropout” do të shfaqet premierë më 3 mars 2022./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button