PDK-ja e dorëzon në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë

(Lajm i përditësuar)
Partia Demokratike e Kosovës, e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë.
Sipas PDK-së, ky ligj bie ndesh edhe me detyrimet që Kosova ka marrë ndaj Bashkimit Evropian përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe parimet evropiane për administratën publike.
Partia Demokratike e Kosovës e ka quajtur antikushtetues projektligjin për zyrtarët publik.
Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, Përparim Gruda tha se me këtë ligj ka politizim të skajshën dhe përbën shkelje kushtetuese.
Gruda tha se për këtë ligj, ka pasur kundërshti edhe nga Zyra e BE-së në Kosovë.
Deputeti Mërgim Lushtaku tha se më këtë ligj po legjitimohet politizimi i administratës publike dhe po degradohen shërbyesit civil.
09:13 – PDK sot pritet ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka njoftuar se sot do të mbajë konferencë për media, para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Sipas njoftimit të kësaj partie, konferenca do të mbahet në orën 11:00.
“Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës mbajnë të premten (nesër) Konferencë për media, para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ditë më parë ka paralajmëruar se do ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë./21Media

Back to top button