PDK-ja paralajmëron padi ndaj ZRRE-së

Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar padi për bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike. Kjo parti po bën thirrje që të zbatohet vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë për pezullimin e tarifave për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Po ashtu, shefi i deputetëve të PDK-së ka deklaruar se vendimi i gjyqësorit ka hyrë në fuqi dhe se janë të pavërteta deklarimet e ZRrE-së se një gjë e tillë nuk ka ndodhur pasi që do ankimojmë e vendimin./21Media

Back to top button