PDK-ja zyrtarizon kandidaturat për kryetarë në Rahovec dhe Obiliq
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka zyrtarizuar kandidaturat për kryetarë të Rahovecit dhe Obiliqit në zgjedhjet e 17 tetorit.
Bejtullah Deliu është kandidat i kësaj partie për kryetar në Rahovec.
Ndërkaq në Obiliq, PDK-ja do të garojë me Hanefi Musliun.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në njoftimin e tij për Musliun ka thënë se prioritetet e kandidatit të PDK-së për Obiliq janë punësimi, projektet inovative dhe mjedisi i pastër./21Media