PDK: Kandidatura e Ramiz Lladrovcit për komunën Drenasit është çështje e mbyllur

 

Partia Demokratike e Kosovës, PDK sonte ka reaguar pasi dega e kësaj partie në Drenas i ka dhënë mbështetje Driton Ajazit për të qenë kandidat për kryetar të Drenasit.

PDK përmes një komunikaate ka theksuar se është vendimi i partisë për të rikandiduar të gjithë kryetarët e komunave në të cilat qeverisin.

“Partia Demokratike e Kosovës, respektivisht Kryesia Qëndrore, ka qenë mëse e qartë në janar të këtij viti kur ka vendosur publikisht që të rikandidojë të gjithë kryetarët e komunave në të cilat qeverisë ajo PDK e ka rikandiduar Agim Aliun në Ferizaj, Naim Ismajlin në Shtime dhe njëjtë pritet të bëjë edhe me Ramiz Lladrovcin në Drenas dhe Besim Ilazin në Kaçanik. Javën e kaluar, kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj u ka sqaruar edhe në takime private kryetarit të Degës së Drenasit, Sejdi Hoxhës dhe deputetit Ferat Shala, se kandidatura e Ramiz Lladrovcit për Komunën e Drenasit është çështje e mbyllur.”, është bërë e ditur në komunikatë.

PDK ka shtuar se sa i përket komunave ku udhëheq, kryesia e ka dhënë fjalën përfundimtare.

“PDK vlerëson punën e secilës Degë në të gjitha komunat e vendit, iniciativat dhe përkushtimin e tyre rreth mobilizimit të strukturave për të përgatitur ofertat më të mira për qytetarët e Kosovës, por, sa i përket komunave ku PDK udhëheqë, Kryesia Qëndrore tashmë ka thënë fjalën e saj përfundimtare.”, është bërë e ditur tutje në komunikatë./21Media

Back to top button