PDK kërkon veprime konkrete nga Qeveria për parandalimin e dhunës seksuale

 

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar veprime konkrete nga Qeveria Kurti për parandalimin e dhunës seksuale në vend.

Në një konferencë për medie, Jona Arifi nga Rinia e Partisë Demokratike shprehu shqetësimin lidhur me ngjarjet e ditëve të fundit në institucionet arsimore dhe për rastet e shpeshta të raportuara të dhunës fizike, ngacmimeve dhe sulmeve seksuale, bullizmit dhe stigmatizimit ndaj nxënësve.

“Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësim të thellë lidhur me këtë situatë, e cila ka marrë përmasa alarmante për secilën familje në Kosovë. Veçanërisht rasti i fundit në shkollën e fillore Faik Konica në Prishtinë është i tmerrshëm dhe skandaloz. Për çka kërkojmë nga institucionet përkatëse të marrin gjitha masat për ta trajtuar këtë rast… tri qeveritë e fundit që janë ndërruar përgjatë periudhës së pandemisë që nuk kanë bërë asgjë për t’iu siguruar nxënësve mësim adekuat, si pasojë e së cilës do të kemi një vit të humbur shkollor dhe me pasoja afatgjata”, tha ajo

Ajo tha se qeveria duhet të angazhojë psikologë çdo shkollë për të krijuar mjedise miqësore.

“Mungesa e ambienteve të përshtatshme për nxënësit dhe paraqitja e këtyre rasteve ndikojnë jo vetëm në cilësinë e arsimit, por edhe në zhvillimin dhe mirëqenien mentale dhe social të nxënësve. Nevoja për psikologë të kualifikuar në çdo shkollë të Kosovës është urgjente dhe kërkojmë nga qeveria qe të ndërmarrë masa të menjëhershme për ta realizuar këtë kërkesë, që para së gjithash vjen nga nxënësit dhe prindërit e tyre. Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës bën thirrje për qasje pro aktive, për politika të menaxhimit të shkollave që krijojnë mjedise miqësore të sigurta dhe jo përjashtuese për të gjithë nxënësit”, tha Arifi.

Back to top button