15 të vdekur dhe 46 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

 

Në Maqedoninë e Veriut, janë regjistruar 46 raste të reja me Covid-19, nga 3.487 testet e bëra gjatë 24 orët e fundit.

Kanë ndërruar jetë 15 pacientë, ndërsa janë shëruar 89 persona.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, deri tani në Maqedoninë e Veriut janë bërë gjithsej 769.471 testime të Covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në Maqedoni, nga fillimi i epidemisë arrin në 154.982, numri i të shëruarve është 146.721, i të vdekurve është 5.280, kurse numri i rasteve aktive arrin në 2.981./21Media

Back to top button