PDK kritikon Minstrinë e Arsimit për mos fillim të vitit të ri shkollor
Në një konferencë për media, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Muzafer Shala sot tha se me 1 shtator, ditën kur gjithmonë në Kosovë ka filluar viti i ri shkollor, rreth 25 mijë nxënës, të shoqëruar nga prindërit e tyre do të duhej të fillonin klasën e parë.
Ai kritikoi Ministrinë e Arsimit që sipas tij nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për të punuar në krijimin e kushteve për fillimin e vitit të ri shkollor. (Përgatiti: Albulena Nuha)./21Media