PDK mbështet “Marshin për drejtësi” për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, fton të gjithë qytetarët të bashkohen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka takuar sot në takime të ndara, Grupin Parlamentar të PDK-së, Kryesinë e PDK-së dhe kryetarët e degëve.

Gjatë këtyre takimeve, kryetari PDK-së Memli Krasniqi ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë për “Marshin për Drejtësi”, i organizuar nga platforma “Liria ka emër”, për datën 2 prill nga ora 14:00 në Prishtinë, në solidarizim me ish-krerët e UÇK-së në Hagë, para nisjes së procesit gjyqësor.

Kreu i PDK-së i ka ftuar të gjithë përfaqësuesit e PDK-së në organet drejtuese që të organizohen dhe të ftojnë çdo aktivist, votues dhe secilin qytetar të Kosovës pa dallim që t’i bashkohen “Marshit për drejtësi”, më 2 prill.

Krasniqi ka theksuar se mesazhi i “Marshit për Drejtësi” është paqësor dhe qytetar, në solidarizim me ish-krerët e luftës e paqes, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre, para fillimit të procesit gjyqësor.

“Marshi për Drejtësi” fillon në ora 14:00 nga Sheshi “Zahir Pajaziti”, më 2 Prill./21Media

Back to top button