Policia e Kosovës: Nuk ka urdhër arrest për Agim Ademin

Spekulimet se ka urdhër arrest për presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademin, i ka mohuar Policia e Kosovës.

Përmes një komunikate zyrtare në Facebook, Policia e Kosovës e ka konfirmuar se sot ka intervistuar një person/zyrtar të FFK-së, i cili më pas edhe është liruar.

Ndërkaq, lajmet se është arrestuar Agim Ademi janë demantuar nga Policia e Kosovës, por që presidentit të FFK-së i është lënë ftesa për tu paraqitur nesër në polici për intervistim.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Back to top button