PDK nuk ndryshon qëndrim për “Ballkanin e Hapur”

 
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka thënë se mazhoranca nuk ka arritur arritur të implementojë as 20 përqind nga ajo që është prezantuar në fillim të vitit. Derisa ka thënë se partia e tij nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket pjesëmarrjes së Kosovës në samitin “Ballkani i Hapur”.
Në konferencë për media pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka thënë se kanë pritur që të implementohej rreth 60 përqind e agjendës legjislative.
“Kur e sheh agjendën parlamentare dhe implementimin e saj, lë jashtëzakonisht shumë për të dëshiruar. Agjenda parlamentare nuk është arritur të implementohet as 20 përqind e asaj që është prezantuar në fillim të vitit. Nuk kemi pritur të realizohet 100 përqind, sepse mandati është marrë në mars, por kemi pritur që të paktën t’i tejkalojë shifrat rreth 60 përqind sepse janë shumë projektligje të rëndësishme, të cilat e presin jetën e qytetarëve të tjerë”, ka thënë ai.
Sa i përket “Ballkanit të Hapur”, Tahiri përsëriti se Kosova duhet të jetë në linjë të plotë me Procesin e Berlinit, dhe jo me agjenda tjera që nuk lidhen me Bashkimin Evropian,

Back to top button