Detaje nga aksioni i Policisë, 10 të arrestuar, 61 mijë euro të sekuestruara
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, sot në konferencë për media ka dhënë detaje për aksionin e Policisë së Kosovës që u zhvillua sot në 11 lokacione, në Ferizaj, Prishtinë dhe Shtërpcë.
Bëhet e ditur se gjatë bastisjes janë sekuestruar si prova materiale: para, armë, vetura si dhe disa dokumentacione.
Jashari ka njoftuar se janë bastisur dy zyre të Kuvendit Komunal të Shtërpcë, e katastrës dhe urnbanizmit.
“Janë sekusetruar para, armë vetura, dokumente. Janë bastisur dy zyre të kuvendit komunal të Shtërpcës si ajo e katastrës dhe urnbanizmit. Janë ndaluar ish -kryetari i komunës së Shtëprcës, drejtori aktual i gjeodezisë dhe urbanizimit, inspektorë komunal pronarë të kompanive të ndërtimit, disa qytetarë, për shkak të dyshimit për kepqërdorim të detyrës zyrtare marrje dhe dhënie të ryshfetit”, ka njoftuar Jashari.
Nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se gjatë operacionit janë arrestuar 10 persona, 8 nga rajoni i Ferizajt e dy nga Prishtina, ndërsa bëhet e ditur se janë sekuestruar para të gatshme në vlerë 61.470 euro.
“Janë arrestuar 10 persona, janë kontrolluar 12 lokacione. 8 nga personat janë nga rajoni i Ferizajt e dy nga Prishtina. Janë sekuestruar para të gatshme në vlerë 61.470 euro, një pushkë ajrore, janë sekuestruar katër pistoleta, dy pushka të gjuetisë, 531 fishekë të kalibrit të ndryshëm, tre karikatorë, dy gëzhoja, një palë pranga, 21 thika, tetë vetura me vlerë rreth 300 mijë euro. 13 telefona, 9 laptopë, 5 usb e 4 hard diska. Fletore e dokumente. Po ashtu edhe aparat për prodhim të kriptovalutave”, ka thënë Agron Haziri, shef i krimeve të rënda në Policinë e Kosovës, sot në konferencë për media.
Aksion i bastisjeve ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shtërpcë, Prishtinë dhe Ferizaj./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?