PDK për 100 ditët e Kurtit: Zhgënjeu edhe skeptikët më të mëdhenj

 
Partia Demokratike e Kosovës adresoi një varg kritikash për 100 ditëshin e Qeverisë Kurti II. Në partinë më të madhe opozitare, thonë se ekzekutivi, i udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti është më i dobët, sesa kanë menduar edhe vet skeptikët, pasi në këta tre muaj nuk ka pasur asnjë vendim ose politikë që e ka shtyrë përpara për qytetarët. Të gjithë paraqitjen e shefit të qeverisë në 100 ditë e konsiderojnë si improvizuese.
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi thotë se i vetmi qëllim i Qeverisë Kurti në këto 100 ditë ka qenë kapja e institucioneve. Për KosovaPress, Gjoshi flet edhe për kandidaturat e PDK-së për kryetar të komunave në zgjedhje lokale dhe dërgimin në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e ish-kryesueses së KQZ-së, Valdete Daka.
Ai rendit, sipas tij, dështimet e ekzekutivit aktual.
Gjoshi ka kritikuar kryeministrin Kurti edhe për qasjen e tij në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Lidhur me zgjedhjet lokale, sekretari elektoral i PDK-së bënë të ditur se në dhjetë komuna janë duke i bërë matjet për t’i nxjerrë kandidatët më të mirë për kryetarë.
Krahas kësaj, për dallim prej qëndrimit të mëparshëm të PDK-së, Gjoshi thotë se nëse ish-kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka nuk e dërgon në Gjykatë Kushtetuese shkarkimin e saj përmes Avokatit të Popullit, do të iniciojnë një gjë të tillë, pasi ende nuk janë kompletuar të gjitha nënshkrimet e nevojshme.
Ndryshe, PDK këtë fundjavë do të mbajë edhe konventën zgjedhore për të zgjedhur krytarin dhe kryesinë e re të partisë.

Back to top button