Nazim Sahiti shkarkohet nga pozita drejtorit të krimeve Ekonomike

 
Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka vendosur që ta largoj nga pozita e drejtorit të Krimeve Ekonomike Nazim Sahitit.
Nazim Sahiti është degraduar në pozitë, tani do të mbajë pozitën e këshilltarit në Policinë e Kosovës. Me vendim të Drejtorit të Policisë së Kosovës Sahitit ka liruar detyrën e tij ndërsa në vend të tij është vendosur Musli Salihu.
Në lidhje me degradimin kallxo.com  ka kontaktuar Sahitin por i njëjti ka qenë i pa qasshëm. Në lidhje me pozitën e re, drejtorin tashmë i ri Musli Salihun shkurt tha se nuk mund të konfirmoj asgjë në lidhje me këtë çështje.
Salihu ka qenë Komandant i Stacionit Qendra në Prishtinë.
Nazim Sahiti ishte shkarkuar në vitin 2018 ndërsa kishte ushtruar edhe padi ndaj Policisë së Kosovës. Pas shkarkimit nga Krimet Ekonomike, Sahiti ishte pozicionuar në kuadër të Departamentit për Kufi./kallxo.com

Back to top button