PDK premton trajtim të posaçëm, sigurim shëndetësor e jetësor për sektorin e sigurisë

(Lajm i përditësuar)
PDK premton trajtim të posaçëm, sigurim shëndetësor e jetësor për sektorin e sigurisë
Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Besa Kabashi-Ramaj në debatin zgjedhor të RTV21 tha se në programin e kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza parashihet një trajtim i veçantë i sektorit të sigurisë.
Kabashi-Ramaj tutje ka thënë se një shqetësim për situatën e ushtrisë dhe forcave të sigurisë, është dorëheqja e kolonelëve si një shenjë të një problemi të thellë që shkon përtej faktorëve ekonomikë.
”Nëse kolonelët tanë janë tu dhënë dorëheqje kjo është problem serioz, kjo nuk ndodh veç për shkak të kompononetës ekonomike, por është edhe politolizëmi i ushtrisë, keqperdorimi i ushtrisë, demotivimi i ushtrisë, krejt këto të kombinuara e vendosin para një aktit të kryerë. Kryeministri jonë, Hamza veç e ka bërë premtimin se të gjithë që shërbejnë në sektorin publik do te ju rritet rroga prej 50% në start, kurse për sektorin e sigurisë do të ketë trajtim të veçantë, sigurim shëndetësor dhe jetësor”, tha Kabashi-Ramaj.
Kabashi-Ramaj: Programi i PDK-së për sigurinë ka një vizion 20 vjeçar
Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Besa Kabashi-Ramaj në debatin zgjedhor të RTV21 tha se programi i PDK-së për sigurinë nuk është thjesht një program politik, por një program qeverisës me një vizion afatgjatë.
”Programi i PDK-së nuk është veç program politik, është program qeverisës, kur e kemi ndërtu platformën për siguri kombëtare dhe mbrojtje, nuk kemi menduar veç për një mandat, kemi menduar një vizion 20 vjeçar qysh do ta pozicionojmë Republikën e Kosovës që të jetë një partner i besueshem për aleatët tanë në kontekstin aktual të sigurisë sepse bota nuk është aq e qetë dhe ne nuk jemi në qendër të vëmendjes, ne duhet ta dëshmojmë partnerëve tanë që nuk jemi vetëm konsumoues të fondeve, po jemi kontribues në paqe dhe siguri”, tha Kabashi-Ramaj.
PDK-ja planifikon dixhitalizimin e sektorit të sigurisë dhe shtrirjen e sardës kombëtare
Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Besa Kabashi-Ramaj në debatin zgjedhor të RTV21 tha se në sektorin e sigurisë i kanë paraparë 4 pika kyqe.
Kabashi-Ramaj tha se PDK, për sektorin e sigurisë ka paraparë buxhet prej gjysëm miliardë euro.
”E para është dixhitalizimi i gjithë sektorit të sigurisë, Kosova është vend i vogël dhe ne e dim se nuk kemi buxhet pa limit prandaj për t’i parandaluar kërcënimet dhe rreziqet na duhet ta dixhitalizojmë sektorin e sigurisë që të mledhim informata. E dyta është shtrirja e gardës kombëtare. Do ta shtrijimë gardën siç e kemi planifikuar me partnerët tanë SHBA do t’i ndërtojmë 5 regjimente në rajone të Kosovës. Dhe dy pika tjera që janë kemi qëllim t;i ngrisim kapacitet e emergjencave civile. Në planin tonë parashihet edhe blerja e 6 helikopterëve. Dhe e fundit është që për gjithë pjestarët e sigurisë do të ketë sigurim shëndetësor dhe jetësor”, tha Kabash-Ramaj.
Kabashi-Ramaj: Sektori i sigurisë në Kosovë është politizuar
Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Besa Kabashi-Ramaj në debatin zgjedhor të RTV21 ka folur për planin e PDK-së për sigurinë.
Ajo ka deklaruar se sektori i sigurisë në Kosovë është politizuar dhe se kjo ka ndikim negativ në funksionimin e tij.
”Pa marrë parasysh kush është në Qeveri ne duhet të sigurohemi që së paku sektorin e sigurisë mos ta politizojmë”, tha Kabashi-Ramaj.
Kabashi-Ramaj, ndër tjera ka shtuar se sektori i sigurisë është duke u trajtuar jo seriozisht./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?