PDK thërret seancë të jashtëzakonshme për çmimin e rrymës

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, për çmimin e rrymës në vend. Kështu ka njoftuar shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë.

“Sot filloi sesioni i ri pranveror parlamentar dhe ne si PDK me mbështetjen e 40 deputetëve kemi thirrur një seancë të jashtzakonshme për çmimin e energjisë elektrike në vend. Nuk ka temë me të rendësishme. Ju i dini shqetësimet e mëdha që kanë ngritur qytetarët. Ne sot kemi kanalizuar këtë kërkesë dhe sesionin pranveror do të fillojmë më këtë seancë dhe kemi propozuar rezolutë për uljen e çmimit të energjisë elektrik”, tha ai.

Back to top button