Zyra e BE-së: Drejtësia për Masakrën e Reçakut duhet të vendoset dhe autorët të mbajnë përgjegjësi

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka marrë pjesë në homazhet që u mbajtën për nder të 25 vjetorit të Masakrës së Reçakut.

Përmes një postimi në “X” Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se drejtësia për këtë krim të tmerrshëm duhet të vendoset dhe autorët duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Në përvjetorin e masakrës së Reçakut, ne iu bashkuam familjeve dhe popullit të #Kosovës në përkujtimin e viktimave, jeta e të cilëve u shkurtua 25 vjet më parë. Drejtësia për këtë krim të tmerrshëm duhet të vendoset dhe autorët të mbajnë përgjegjësi”, shkruan Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në platformën X./21Media

Back to top button