Kaloni te përmbajtja kryesore

​PDK vendos sot, a kthehet Fatmir Limaj në listën për deputetë?

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) pritet të mblidhet sot në orën 16:00, ku në qendër të diskutimeve pritet të jetë çështja e rikthimit të Fatmir Limajt në strukturat zgjedhore të partisë dhe përfshirja e tij në listën për deputetë.

Kështu është raportuar nëpër media, derisa ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar.

Fatmir Limaj, të premten, i ka dërguar një letër kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, përmes së cilës ka kërkuar që të përfshihet në listën e kandidatëve për deputetë pa asnjë kusht.

Kjo kërkesë ka nxitur reagime brenda partisë, ndërsa burime brenda strukturave të PDK-së bëjnë të ditur se një pjesë e madhe e zyrtarëve dhe mbështetësve janë pro rikthimit të Limajt në “shtëpinë e vjetër” politike.

Fatmir Limaj, i cili konsiderohet një nga themeluesit e PDK-së, shihet nga mbështetësit e tij si një figurë që mund ta fuqizojë partinë në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button