PDK: Vetëvendosje krijoi grupin terrorist “Syri i Popullit”, të distancohet

Pas shpalljes se aktgjykimit të rastit “Syri i Popullit, reagon PDK

Lajm të mirë e ka konsideruar Partia Demokratike e Kosovës shpalljen fajtorë të akuzuarve për rastin “Syri i Popullit”.

Duke lavdëruar institucionet e drejtësisë për këtë vendim, PDK akuzon Vetëvendosjen se ka krijuar grupin “Syri i Popullit”.

“Partia Demokratike e Kosovës e dënon fuqishëm përfshirjen e Lëvizjes Vetëvendosje e cila me qëllime dashakeqëse krijoi, frymëzoi dhe shtyri këtë grup terrorist për të eliminuar kundërshtarët politikë. PDK kërkon nga Lëvizja Vetëvendosje që të distancohet nga ky grup terrorist. PDK kërkon nga Lëvizja Vetëvendosje që të distancohet nga ky grup terrorist.”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin për të akuzuarit për rastin “Syri i Popullit”. Të akuzuarit, Avni Llumnica, Sadri Ramabaja, Ragip Sallova, Rexhep Topllana, Behxhet Luzha, Bajrush Konjusha, Halim Halimi, Murat Jashari, janë shpallur fajtorë për vepra kundër rendit kushtetues dhe vepra të tjera penale./21Media

Back to top button